Politike

Festa për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Petrit Malaj bën bashkë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Elisa Spiropalin

Malaj në fjalën e tij ka theksuar se të dyja vendet duhet që të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

23 Nëntor 2023, 16:36 Nga I.A
Festa për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,
Albin Kurti, Petrit Malaj dhe Elisa Spiropali

KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka organizuar mbrmjen e kaluar një festë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Malaj ka publikuar fotot nga pritja e organizuar mbrëmjen e kaluar në ambientet e Ambasadës shqiptare në Kosovë. Malaj ka arritur që të bëj bashkë shumë personalitete në politikë, duke nisur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla si dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu. Ndërkohë që nga vendi ynë, në pritjen e organizuar mori pjesë dhe Ministrja Elisa Spiropali. Malaj në fjalën e tij ka theksuar se të dyja vendet duhet që të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Postimi i Plotë:

Mbrëmjen e djeshme bashkë me stafin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës organizuam pritjen me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Data e pavarësisë kombëtare përfaqëson një festë për të gjithë shqiptarët dhe themelin e shtetit modern shqiptar. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidentja e Republikës së Kosovës SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani, Kryeministri SH.T.Z Albin Kurti, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën SH.S.ZNJ. Donika Gërvalla. Në këtë mbrëmje na nderoj me praninë e saj edhe Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Znj. Elisa Spiropali. Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, anëtarë të trupit diplomatik, ish Presideni i Kosovës Z.Fatmir Sejdiu, përfaqësues të forcave politike, deputetë, anetarë të Kabinetit qeveritar, personalitete nga fusha të ndryshme dhe miq të ambasadës. Pritjen e shoqëruan disa pjesë artistike të luajtura nga artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vëndeve tona. Urojmë gjithë shqiptarët kudo ndodhen Gëzuar festën e Pavarësisë!

elisa spiropali pertit malaj albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll