Politike

Kreu i Këshillit të Diasporës në SHBA mesazh Vuçiç nga Tirana: Mos na e ngacmo më Kosovën!

Gjonaj ka sjellë në vëmendje zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje presidentit Vuçiç që t'i lërë qytetarët e Kosovës të jëtojnë, siç ata e meritojnë. 

23 Nëntor 2023, 12:00 Nga a.l
Kreu i Këshillit të Diasporës në SHBA mesazh
Mark Gjonaj

TIRANË-  Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj ka qenë sot i pranishëm në samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë. Gjonaj ka sjellë në vëmendje zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje presidentit Vuçiç që t'i lërë qytetarët e Kosovës të jëtojnë, siç ata e meritojnë. 

“Është një proverb që thotë “nëse doni me shku shpejt, shko vetëm, nëse doni me shku larg, shkoni së bashku”. Krejt historia shkruan për këtë ditë që liderët janë bashkuar. Ju kërkoj që kokat tuaja t’i bashkoni që t’i bashkojmë edhe tokat edhe popujt. Kemi dy shembuj se çfarë ndodh kur bashkohet shqiptari, u bë Kosova shtet i pavarur. Sa po flas për Kosovën, po ia çoj Serbisë një mesazh edhe Vuçiçit, “Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më! Le të jetojnë atë jetën që e meritojnë” Rasti i dytë, kur bashkohen Shqiptarët, ishte ekipi kombëtar i futbollit, që ka shqiptarë, kosovarë e nga Maqedonia e Veriut, e ‘zot shnosh’ kanë me e pru champions në shtëpinë tonë”, tha Gjonaj. 

mark gjonaj

Sondazh

Poll