Politike

“Djepi i Europës është Mesdheu, por duhet punuar me përkushtim”, Ali Ahmeti thirrje Ramës: Ngrije edhe më shumë zërin, na ke në krah!

Gjatë fjalës së tij Ahmeti i dha një mesazh kryeministrit Rama, që të ngrenë edhe më shumë zërin sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosova, Maqedoninë dhe Malin e Zi i ka përkrahë.

23 Nëntor 2023, 11:24 Nga a.l

“Djepi i Europës është Mesdheu, por duhet punuar me

TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i pranishëm në samitin e tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë. Teksa foli për rrugën e përbashkët evropiane, ai bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve. 

Gjatë fjalës së tij Ahmeti i dha një mesazh kryeministrit Rama, që të ngrenë edhe më shumë zërin sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosova, Maqedoninë dhe Malin e Zi i ka përkrahë.

“Luftërat i fituam, edhe politikisht edhe ushtarakisht, dhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë. Të bëjmë të begatë atdheun tonë, të organizohemi edhe më shumë. Këtë mundësi e ka mërgata.  Të gjithë të rinjtë le të kapin mundësitë në universitetet më të mira të botës, dhe t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre. Sot vendet tona mund t’i kemi vende të BE, siç jemi në NATO. Edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Djepi i Europës është Mesdheu, por duhet punuar me përkushtim”, tha ai. 

ali ahmeti

Sondazh

Poll