Aktualitet

Qindra euro dhe seks në këmbim të një vendi pune, arrestohet Kika i “Big Brotherit”

4 Mars 2019, 20:53 Nga DOSJA
Qindra euro dhe seks në këmbim të një vendi pune, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Kreshnik Husajn, ish-banorin e “Big Brother 8” i njohur ndryshe si Kika. Ky i fundit akuzohet të ketë përfituar para dhe favore seksuale nga femrat dhe meshkujt të cilëve u premtonte vende pune.

Husaj u arrestua pasi në drejtim të tij ka më shumë se 30 denoncime nga persona të ndryshëm. Kika prezantonte një emision me emrin “The One Shoë nga Kika” ku bashkëpunonte më Zaida Çobon, edhe kjo ish banore e të njëjtit edicion të Big Brother Albania. Çobo e ka denoncuar gjithashtu Husajn.

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq.

Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij,”- shprehet Çoba për Insajder.

Një tjetër denoncim është bërë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë. Denoncime kanë bërë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.

Kreshnik Husaj është arrestuar edhe dy vite më parë në Pejë, ku akuzohej për prostitucion. Kika ish-banori i Big Brother akuzohet të ketë detyruar gruan e tij të kryejë prostitucion.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet big brother 8 favore seksuale kika kika i big brother kreshnik husaj prostitucion big brother 8 favore seksuale kika kika i big brother kreshnik husaj prostitucion

Sondazh

Poll