Aktualitet

Pedagogët e Shkencave Sociale në grevë, bllokohet procesi mësimor (VIDEO)

4 Shkurt 2019, 09:21 Nga DOSJA
Pedagogët e Shkencave Sociale në grevë, bllokohet procesi

Ashtu siç e kishin paralajmëruar pedagogët e Shkencave Sociale janë ngritur sot në grevë. Bashkë me ta ndodhen edhe studentë. Pedagogët kërkojnë ndryshime në Ligjin e Arsimi të Lartë dhe janë shprehur se mbështesin protestën e studentëve. 

Në videon e poshtme duket qartë se pedagogët janë jashtë ambienteve të universitetit dhe është bllokuar procesi mësimor.  Protestë kanë paralajmëruar edhe pedagogët e Filologjikut. 

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

Pedagogu Arlind Qorri tha se studentët dhe pedagogët do të vijojnë grevën pa afat deri në plotësimin e kërkesave që i kanë bërë qeverisë Rama. (Lexo këtu)

I pranishëm në Fakultetin e Shkencave ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka përgëzuar studentët për protestën duke i kërkuar që të mos dorëzohen pasi janë krijuar klika në pushtet, ku dominon ndihma personale dhe jo ajo e përgjithshme. (Lexo këtu)

Ndërkohë bojkoti vijon edhe në rrethe. Studentët e ngujuar në Universitetin e Shkodrës bllokuan hyrjen në godinat e disa fakulteteve duke vendosur karrige dhe banka në mënyrë që të mos riniste mësimi ashtu siç edhe ishte vendosur nga Rektorati. (Lexo këtu) 

J.V/Dosja.al 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti arlind qorri fakultetit i shkencave sociale greva e pedagogeve ngujimi i studenteve protesta e studenteve albin kurti arlind qorri fakultetit i shkencave sociale greva e pedagogeve ngujimi i studenteve protesta e studenteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2019, 06:50

Rreziqet që mund të rrisin borxhin publik

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në t...