Aktualitet

E mashtroi dhe e mori në makinë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 26-vjeçari në Mat

Sipas forcave blu, nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

17 Nëntor 2023, 13:03 Nga A.B
E mashtroi dhe e mori në makinë, dyshohet se kreu
Foto ilustruese

DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar dhe ma futur në makinë një të mitur, me të cilën më pas ka kryer marrëdhënie seksuale. Sipas forcave blu, nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin  26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të.

arrestim ne mat

Sondazh

Poll