Aktualitet

DEBATE/ Kërkesa për dorëheqje e avokatit sjell përplasje me relatorin, shtyhet seanca për Laert Haxhiun

Gjykata  e Posaçme caktoi seancën e radhës me datë 1 dhjetor për t’i dhënë kohë avokatit të caktuar kryesisht të njihet me dosjen si dhe prokurorisë për të paraqitur provat shkresore.

17 Nëntor 2023, 11:50 Nga A.B
DEBATE/ Kërkesa për dorëheqje e avokatit sjell përplasje me
Laert Haxhiu

TIRANË- Shtyhet sërish seanca për Laert Haxhiun i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në vitin 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa i shpëtoi atentatit Xhulio Shkurti. Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës me datë 1 dhjetor për t’i dhënë kohë avokatit të caktuar kryesisht të njihet me dosjen si dhe prokurorisë për të paraqitur provat shkresore. 

Gazetarja Klodiana Lala raporton për 'BalkanWeb' se gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit të seancës Erjon Cela. Hysi kërkoi që gjykata të pranonte kërkesën e tij për heqjen dore nga përfaqësimi i Haxhiu, duke argumentuar se ky i fundit nuk dëshiron që të mbrohet nga avokati Detar Hysi. Po ashtu sipas avokatit edhe familjaret e 32-vjeçarit nuk janë dakord që ai të përfaqësojë Laert Haxhiun.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi do të qëndrojë në gjykatë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me aktet e çështjes objekt gjykimi sipas kodit të procedurës penale. 

Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë të Greqisë.

Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut. Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Ai është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit, ky i fundit nipi i Aldo Bares.

laert haxhiu

Sondazh

Poll