Aktualitet

E dënuar me 3 vjet burg për abuzim seksual, vihet në pranga 30-vjeçarja e shpallur në kërkim (EMRI)

Në pranga është vënë shtetasja Borana Faslliu, e cila akuzohet se në dhjetor të vitit 2020, ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze 26 vjeçe.

17 Nëntor 2023, 11:50 Nga r.ll
E dënuar me 3 vjet burg për abuzim seksual, vihet në pranga
foto ilustruese

LUSHNJE-Një 30-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, është arrestuar në Lushnje. 

Në pranga është vënë shtetasja Borana Faslliu, e cila akuzohet se në dhjetor të vitit 2020, ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze 26 vjeçe.

Mësohet se teksa 35-vjeçari abuzonte me të renë, Borana ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë të renë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. E dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, ndalohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

borana faslliu

Sondazh

Poll