Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Shoferja përplas me makinë karrocën me fëmijën 1 vjeç, procedohet penalisht

Ngjarja ka ndodhur në lagjen  “Haxhias”, ku karroca me fëmijë 1 vjeçe, shoqërohej nga nëna e fëmijës.

17 Nëntor 2023, 12:32 Nga r.ll
Aksident në Elbasan/ Shoferja përplas me makinë karrocën me
foto ilustruese

ELBASAN- Policia ka proceduar penalisht një 27-vjeçare nga Elbasani pasi ditën e djeshme ka përplasur një karroce më fëmijë 1 vjeç që shoqërohej nga nëna.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen  “Haxhias”, ku karroca me fëmijë 1 vjeçe, shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll