Aktualitet

Tërhoqën pa leje velierën në postin e Limionit, Gjykata liron anëtarët e ekuipazhit të anijes "Rozafa" (EMRAT)

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

17 Nëntor 2023, 12:47 Nga r.ll
Tërhoqën pa leje velierën në postin e Limionit, Gjykata
foto ilustruese

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar pesë anëtarët e ekuipazhit të anijes “Rozafa”, shtetasit Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou Elzantaëy dhe Ibrahim Aboushahin.

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

Anëtarët e ekuipazhit persona u arrestuan dy ditë më parë në Sarandë, pasi tentuan që të hiqnin pa leje një velierë të sekuestruar nga policia pa leje. Në pranga ranë drejtuesi i velierës 53 vjeç si dhe 4 punëtorë peshkimi egjiptjanë. Këta persona arritën që të vidhnin velierën e bllokuar në portin e Limonit, por u kapën nga policia.

veliera ne portin e limionit

Sondazh

Poll