Aktualitet

“Takimet e mia me..” dhe “Komploti”/ Fevziu dhe Blushi shkëmbejnë librat në Panairin e Librit

Fotoja është shpërndarë nga Ben Blushi, i cili kujton kohën e bashkëpunimit me Fevziun.

17 Nëntor 2023, 10:59 Nga A.B
“Takimet e mia me..” dhe “Komploti”/ Fevziu dhe Blushi
ben blushi dhe blendi fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu dhe Ben Blushi janë të pranishëm në panairin e këtij viti si autorë të dy librave të publikuara së fundmi. Fevziu u ofron lexuesve librin e tij “Takimet e mia me..”, ndërsa Blushi me librin e tij “Komploti”.

Fotoja është shpërndarë nga Ben Blushi, i cili kujton kohën e bashkëpunimit me Fevziun.

“Me Blendi Fevziun duke shkëmbyer librat. Me Blendin kam një histori të gjatë librash. Në librin e parë kemi qenë bashkautorë, pastaj seicili ka ndjekur rrugën e vet pa iu ndarë pothuajse asnjëherë librit sic ka ndodhur dhe këtë vit kur të dy kemi një botim të ri. Sa herë shkojmë në Panair, shumë botues apo shkrimtarë të tjerë na shajnë, na gjykojnë na paragjykojnë por kjo nuk na ndalon të kthehemi te libri çdo vit. Në fund të fundit ne përpiqemi të sjellim lexues edhe në stendat ku lexues nuk ka”,-shkruan Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu ka publikuar foton me Blushin nga panairi i librit ku të dy kanë shkëmbyer librat me njëri-tjetrin. Ai kujton dhe kohën kur së bashku me Ben Blushin kanë qenë dhe bashkë autorë të librit “Njëqind Ushtarë”.

“31 vite, me libra ne dore. Nga Libri i pare si bashkeautore tek panairi i sotem”,-shkruan Fevziu.

blendi fevziu ben blushi

Sondazh

Poll