Aktualitet

VIDEO/ Mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë dhe në automjet, arrestohet 21-vjeçari në Shijak

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e 21 vjeçari në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, policia gjeti dhe sekuestroi, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

17 Nëntor 2023, 11:03 Nga A.B
VIDEO/ Mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë
Momenti i ndalimit

DURRËS- Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", vihet në pranga shtetasi Andrea Kola. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e 21 vjeçari në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, policia gjeti dhe sekuestroi, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shijak/Aksione intensive policore, në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë armë, në kundërshtim me ligjin. Mbante pa leje, kallashnikov dhe fishekë luftarak, në banesë dhe në automjet, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.

Nga kontollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.

andrea kola operacioni sundimi i ligjit

Sondazh

Poll