Aktualitet

Operacioni 'Tempulli'/ Shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa në afërsi të shkollave, procedohet 18-vjeçari

18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës.

17 Nëntor 2023, 10:50 Nga A.B
Operacioni 'Tempulli'/ Shiste doza të lëndës narkotike
Policia

TEPELENË-Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia pasi është kapur me lëndë narkotike cannabis sativa. Nga kontrolli fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës. Dozat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e këtij shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tepelenë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në afërsi të shkollave të qytetit, procedohet penalisht 18-vjeçari. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike dhe celulari i 18-vjeçarit.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, me fokus mjediset e frekuentuara nga të rinjtë, kontrolle të kryera në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 18 vjeç, banues në Tepelenë. Nga kontrolli fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës. Dozat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll