Aktualitet

Punëtori humbi jetën në fabrikën e pllakave, arrestohet pronari në Dibër

Sot është arrestuar pronari i fabrikës, pasi ka shkelur veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

17 Nëntor 2023, 13:00 Nga A.B
Punëtori humbi jetën në fabrikën e pllakave, arrestohet
Momenti i arrestimit

DIBËR- Një ditë më parë, një punëtor në fabrikën e pllakave të mermerit në Maqellarë u aksidentua dhe si pasojë humbi jetën në spital. Sot është arrestuar pronari i fabrikës, pasi ka shkelur veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin  51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti"

arrestim ne diber

Sondazh

Poll