Aktualitet

Përkeqësimi i motit/ Drejtoria Detare: Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit, tragetet s'operojnë dot

Kushtet atmosferike në vendin tonë, pritet të përmirësohen më 19 nëntor.

17 Nëntor 2023, 10:44 Nga A.B
Përkeqësimi i motit/ Drejtoria Detare: Ndalohet lundrimi i anijeve
Deti

TIRANË-Përgjatë tri ditëve në vijim, për shkak të kushteve atmosferike, të gjitha mjetet lundruese dhe anijet e peshimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës nuk do të lejohen të dalin në det. Autoritetet Detare apelojnë tek të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit të marrin masa për sigurimin mjeteve, për shkak të erës dhe dallgëve të forta.

Po ashtu as anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete nuk do të lejohen të dalin në det. Kushtet atmosferike në vendin tonë, pritet të përmirësohen më 19 nëntor.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnë si më poshtë:

1. Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit  dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll