Politike

"A do të shkoni të hënën në gjykatë ?"/ Berisha: Kërkova heqjen e imunitetit në 2012, Rama i thoshte ambasadorëve Saliu do më arrestojë

Berisha tha se avokatët janë duke ndjekur procesin dhe nga ana tjetër ish-Kryeministri kujtoi se në vitin 2012 ka kërkuar heqjen e imunitetit.

15 Nëntor 2023, 13:23 Nga h.k
"A do të shkoni të hënën në gjykatë ?"/
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur sërish gjatë konferencës së ditës së sotme pyetjes se a do të shkonte në gjykatë ditën e hënë. Berisha tha se avokatët janë duke ndjekur procesin dhe nga ana tjetër ish-Kryeministri kujtoi se në vitin 2012 ka kërkuar heqjen e imunitetit.

Sipas tij, Rama në gjata asaj kohe e kundërshtoi me forcën heqjen e imunitetit dhe i thoshte ambasadorëve se "Saliu më fut në burg nëse e heq imunitetin".

Gazetari: Në kuvend kanë shkuar dy shkresa, a do të shkoni të hënën në gjykatë?

Berisha: Së pari duhet të dini një gjë ju, për të informuar publikun. Në vitin 2012 ky që është këtu,unë kam kërkuar ligjin në vitin 2012 që të bëhej neni që ti hiqtje çdo veprim në raport me imunitarët. Edi Rama nuk e donte, sepse i thoshte ambasadorëve që ky më arreston direkt. Për masa kufizuese duhet të vendoste Parlamenti. Në mënyrën më të turpshme gjykatësja pas krimit, thotë që heqja e udhëtimit nuk është heqje lirie. Ka një nen që asnjë personi nuk i ndalohet dalja jashtë shtetit. Për mercenarët e Ramës kjo nuk është e tillë. S’mund të jem unë peng i Gjokës, i Krajës dhe lidhjet obskurre të Ballës me Millonain. Ajo është një person që fshihet prapa krimit dhe ajo është e aftë të bëj cdo gjë. E kam thënë dhe e them, të largohet për konfliktin e interesit dhe të sillet në parlament kërkesa për detyrimin tim për të paraqitur. Imagjino për liderin e opozitës thyhet kushtetuta imagjinoje se ç’pëson ti.

sali berisha jamarber malltezi edi rama

Sondazh

Poll