Politike

Çështja e kompleksit Partizani, seanca në Apelin e Posaçëm për Berishën dhe Malltezin në 20 nëntor

Do të jetë gjyqtarja Iliriana Olldashi që do të shqyrtojë ankimet.

15 Nëntor 2023, 13:10 Nga A.B
Çështja e kompleksit Partizani, seanca në Apelin e
Apeli

TIRANË- Ankimet e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për masat e sigurisë do të shqyrtohen nga Apeli i GJKKO më datë 20 nëntor ora 09:00. Do të jetë gjyqtarja Iliriana Olldashi që do të shqyrtojë ankimet.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Ankimimi ishte bërë një ditë më parë më 14 Nëntor nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkojnë rrëzimin e masave të sigurisë. Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit, ndërsa Malltezi është nën arrest në burg për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”./Dosja.al

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll