Politike

Udhëtimet me charter, Rama: Nuk i kanë kushtuar shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit e mi

Rama ka deklaruar se është vendosur një marrëdhënie me kompaninë Air-Albania për udhëtimet e tij.

14 Nëntor 2023, 22:48 Nga I.A
Udhëtimet me charter, Rama: Nuk i kanë kushtuar shtetit shqiptar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se udhëtimet e tij me charter, nuk i kanë kushtuar buxhetit të shtetit asnjë qindarkë më shumë se sa paraardhësitë e tij. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Rama ka deklaruar se është vendosur një marrëdhënie me kompaninë Air-Albania për udhëtimet e tij.

“E kemi çuar dokumentin. Nuk e kam shifrën e saktë por është një shumë e nxjerrë nga e gjithë mesatarja e udhëtimeve të kryeministrave përpara dhe gjatë kohës time. Nuk i ka kushtuar charteri im shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë. Sa është paguar nga kryeministri paraardhës është vendosur në një marrëdhënie me kompaninë Air-Albania. Pse do e ngresh një komision? Ne s’kemi punë tjetër. E kërkuan hetimin e zgjedhjeve e pranuam. Kërkuan inceneratorët, e pranuam. Komisioni për inceneratorët kishte sensitetin më të madh. Problemin më të madh politik ne duhet ta kishim me inceneratorët. Por e ngritëm sepse kishte indicie të qartë për hetim ishte brenda kornizave kushtetuese, prandaj e pranuam kërkesën", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll