Politike

“Gjykatësja të thotë a është shkarkuar në 1996”/ Berisha i përgjigjet shkresë së dërguar në Kuvend: Millonai fshihet pas krimit

Berisha e ka komentuar shkresën duke akuzuar gjyaktësen, se nuk mund të ushtrojë detyrën kur është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion.

15 Nëntor 2023, 13:11 Nga h.k
“Gjykatësja të thotë a është shkarkuar në
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shkresën e dërguar nga gjykata në Kuvend. Berisha e ka komentuar shkresën duke akuzuar gjyaktësen, se nuk mund të ushtrojë detyrën kur është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion. Nga ana tjetër Berisha shtoi se gjyqtarja Millonai mbahet peng nga Kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij fshihet pas këtij procesi. 

Gazetari: Ditën e sotme është publikuar një shkresë që i shkon Kuvendit, keni një përgjigje këtë ?

Berisha: Përgjigjia ime është gjykatësja, turpi i drejtësisë shqipatre, nuk duhet të fshihet pas krimit të saj,por në emër të detyrimit ligjor, a është shkarkuar nga Sali Berisha në 1996 për korrupsion.Të dal dhe të deklaroi. Është një turp. A dini cfarë tha ajo  avoketërve, nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar.  Arkiv në ndërgjegjen e saj njerëzore dhe mbahet nga Edi Rama për masën që ka marrë. Unë kam President dhe Kryeministër të gjithë ata që kanë qenë më mua kanë patur një porosi, “kurrë mos thyeni ligjin”. Që tani ti them unë qenies, e cila fshihet pas krimit dhe shkelmon kushtetutën. Ajo që unë kam thënë gjithë jetën time vartsve të mi ka qenë dhe për mua. Asaj i them që ti grimcën më të vogël të integritetit të tregosh a je shkarkuar në 1996 për korrupsion. Ajo është një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës.

 

sali berisha

Sondazh

Poll