Politike

Fishekzjarret gjatë natës, Balla: Ndëshkime me gjobë, përfshirë edhe hedhjen e fishekzjarreve për ditëlindje

Balla ka njoftuar ndryshime në Kodin Ligjor për të reduktuar problematikat që vijnë nga muzika e larta dhe nga përdorimi i fishekzjarreve.

15 Nëntor 2023, 11:12 Nga h.k
Fishekzjarret gjatë natës, Balla: Ndëshkime me gjobë,
Taulant Balla

TIRANË-Ministri i Brendshëm Taulan Balla në një konferencë për mediat ditën e sotme ka njoftuar disa masa shtrënguese në lidhje me zhurmat dhe mjetet piroteknike. Balla ka njoftuar ndryshime në Kodin Ligjor për të reduktuar problematikat që vijnë nga muzika e larta dhe nga përdorimi i fishekzjarreve.

Ministri solli në vëmendje turizmin si sukses të këtij nga ku sipas duhet të jemi të kujdesshëm për ruajtjen e sigurisë.

FJALA E PLOTË E BALLËS:

"Dua të informoj publikun se kemi dakordësuar për të adresuar një shqetësim mbarë qytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset e përbashkëta. Të gjitha këto janë cështje që vit pas viti janë munduar të adresohen, por besoj se jemi dëshmitar të faktit, që së pari Shqipëria ka përmbyllur një sezon shumë të suksesshëm me +10 milion shtetas të huaj që kanë vizituar vendin tonë. Zhurmat nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike është një njollë e zezë për vendin tonë. Zhurmat në mjedis përpos faktit që përbën një cënim të rendit, përbën edhe shqetësim  për qytatarët dhe cënon imazhin e Shqipërisë në syrin e turistëve të huaj. Policia e Shtetit është përgjegjëse për marrjen e masave dhe ruajtjen e qetësisë publike.

Përmes këtij udhëzimi të përbashkët sot, përcaktojm kufirin e lejimit të zhurmës, që duhet të respektohen nga individë dhe biznese.

Duhet të zbatohet në mënyrë të prerë rregulli nga Policia e Shtetit, praktika e hedhjes së fishekzjarrëve nga persona të papërgjegjshëm. Do të ndëshkohen me gjobë kushdo dhe krahas dënimit me gjob, mund të vendoset edhe mbyllja e përkohshme ose e përhershme e veprimtarisë së biznesit.

Duke qenë se jemi afër festave të fundvitit, sa i përket fishekzjarreve, kam kërkuar që Policia e Shtetit të shtojë kontrollet. Ligji ka përcaktuar një afat 15 ditor për tregtimin e materiale piroteknike, nga data 15 dhjetor deri në 1 janar dhe përdorimi i tyre në datat 27 dhjetor deri në 1 janar.

Besoj që këto festa fundviti do të jenë edhe fundi i historisë së një çmendurie kolektive, ku në një Tiranë me 1 milion banore, i bie që 3 mijë persona ta kenë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe mendoni sikur këta të hedhin nga një fishekzjarr në mes natës, çfarë zhurme shkaktohet."-tha Balla./Dosja.al

taulanta balla

Sondazh

Poll