Politike

"Të informohet për vendimin ndaj tij"/ GJKKO i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon marrjen në pyetje të Berishës

Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

15 Nëntor 2023, 10:52 Nga A.B
"Të informohet për vendimin ndaj tij"/ GJKKO i dërgon
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.

“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.

"Të informohet për vendimin ndaj tij"/ GJKKO i dërgon

Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në gjykatë, ndërsa seanca e radhës ndaj tij është parashikuar të mbahet më 20 nëntor. 

Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe iu është bllokuar pasaporta. Berisha nuk ka marrë pjesë në seancat e zhvilluara ndaj tij me argumentin se SPAK duhet t’i kishte marrë leje Kuvendit për vendosjen e masave shtrënguese ndaj tij.

/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll