Politike

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Ata i ka vrarë qeveria, tani i hapet rrugë hetimit

Rama e quajti vendimin e sotëm si ngjarje e jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve.

14 Nëntor 2023, 23:01 Nga I.A
Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Ata i ka vrarë qeveria,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për 21 janarin. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Rama u shpreh se 4 të vdekurit nuk i kanë vrarë ata që kanë shkrepur armët, po i ka vrarë qeveria e atëhershme. Rama e quajti vendimin e sotëm si ngjarje e jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve.

“Sot Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes Nikaj dhe faktikisht karrëzuar procesin që është bërë në Shqipëri për 21 janarin. Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. E di çdo të thotë kjo? Dhe ka saktësuar që procesi i bërë duke e lënë këtë punë mbi individë, është një proces që nuk konsiderohet i drejtë. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria në 21 janar. Vendimi thotë se ajo fjalia plumbin ballit nuk mund të kalojë si një plumb që shkoi në drejtim të paditur. Unë uroj shumë që 21 janari që për mua është themeli i drejtësisë në Shqipëri, të mos jetë më një ritual që të shkojmë atje e të vëmë lule, ndjehemi të gjithë kokëulur para atyre familjeve që duan drejtësi”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll