Politike

Çështja e Belerit, Rama: Nuk besoj se Greqia do na vërë bllokadë, kjo çështje s'do bëhet pengesë për Shqipërinë

Ndërkohë që ka theksuar se burgosja e Belerit për të është çështje e drejtësisë.  

14 Nëntor 2023, 23:20 Nga I.A
Çështja e Belerit, Rama: Nuk besoj se Greqia do na
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Greqia nuk do të arrijë që të vërë bllokadë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Rama ka deklaruar se ka besim që kjo çështje nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që ka theksuar se burgosja e Belerit për të është çështje e drejtësisë.  

"Çështja është e njohur qartë dhe s’ka vend qartë për të bërë një reagim tjetër. Çështja Beleri është çështje e drejtësisë. Ne nuk kemi as fuqi dhe as na shkon mendja të përdorim ndonjë fuqi të pushtetit ekzekutiv për të ndikuar në pushtetin e drejtësisë. Me sa di unë kërkesa për të bërë betimin është në proces gjyqësor kur të japë vendim gjykata do ta japë dhe do ta shikojmë. Nuk e besoj që do arrijë të na vërë bllokadë. Është proces ky, janë hapa në Bruksel. Deri në dhjetor ka akoma kohë. Kam besim se kjo çështje nuk do bëhet pengesë për Shqipërinë. Ne s’kemi për çfarë të ndryshojmë mendje. Topi nuk është në fushën tonë që ne të shkojmë ta kapim këtë top duhet të shkojmë te fuisha ne drejtësisë. Çështja është në gjykatë. Nëse gjykata shprehet do të shohim si do vazhdojë. Nëse duan të na bllokojnë le të na bllokojmë," tha Rama.

edi rama fredi beleri

Sondazh

Poll