Politike

Kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, Rama: Nuk janë KLSH e as prokuroria, nuk plotësojnë kriteret

Po ashtu ai ka theksuar se janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar.

14 Nëntor 2023, 22:13 Nga I.A
Kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, Rama: Nuk janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesat e opozitës për komisionet hetimore nuk plotësojnë asnjë kërkesë. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Rama ka deklaruar se opozita nuk është as KLSH-ja dhe as prokuroria. Po ashtu ai ka theksuar se janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar.

“Është shumë e thjeshtë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për ngritje komisionesh por kur nuk cënohet kushtetuta. Nuk mundet dot ta abuzohet me këtë të drejtë për të cënuar qoftë veprimtarinë e institucioneve të tjera. Sepse nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull. Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces. Nuk është kjo fare detyra e parlamentit. Nuk janë këta as KLSH as prokuroria. Gjykata Kushtetuese, Parlamenti ka instrumenta të tjera para se të shkojë tek komisioni hetimor” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll