Politike

Marrëveshja me Italinë, Rama zbulon klauzolat: Nëse ka problematika mund të prishet

Rama u shpreh se i takon Italisë që të zbatojë të drejtën evropiane për emigrantët.

14 Nëntor 2023, 21:56 Nga I.A
Marrëveshja me Italinë, Rama zbulon klauzolat: Nëse ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë disa nga klauzolat e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Rama u shpreh se i takon Italisë që të zbatojë të drejtën evropiane për emigrantët. Po ashtu i ka theksuar se nëse ka problematika gjatë marrëveshjes, kjo mund të prishet. 

"Riatdhesimi në vendin e origjinës bëhet në bazë të marrëveshjeve që ka Italia me ato vende. Kjo është cështje e Italisë. Marrëveshja ka kohëzgjatje 5 vjeçare. I takon Italisë të zbatojë të drejtën Italiane dhe europiane. Ka dhe klauzolë për vënien në ngarkim të palës italiane nga pala shqiptare të çdo lloj problematike që mund të lind në thyerjë të marëveshjes. Shqipëria e Italia në këtë marrëveshje është shumë e qartë. Ne e kemi bërë të qartë. Kemi disponimin tju ndihmojmë ju merrni përsipër të shfrytëzoni këtë mundësi me fondet, njerëzit tuaj dhe gjithçka,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll