Politike

Celibashi: Nuk ka një shkak ligjor që Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës t'i ndërpritet mandati

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë shkak ligjor që Hajdarit t'i ndërpritet mandati. 

14 Nëntor 2023, 12:30 Nga A.B
Celibashi: Nuk ka një shkak ligjor që Kryetarit të Bashkisë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17-vjeç. Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë shkak ligjor që Hajdarit t'i ndërpritet mandati. 

DEKLARATA E CELIBASHIT:

Të vazhdojmë me vlerësimin nga ana jonë. vlerësimi ynë në lidhje me pretendimin është se ligji ka për qëllim që në zyrën e shtetit të ulen persona që plotësojnë disa kushte dhe kritere që bëjnë të besueshëm veprimtarinë e këtij personi. 

Në nenin 5 të këtij ligji, pika 1 është përcaktuar, personat e përcaktuar duhet të nënshkruajnë një formular deklarimi ku deklarojnë mos ekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur apo emëruar. Sipas këtij neni, detyrimi është për të deklaruar shkaqet, kur ka për të deklaruar atë që ka një funksion publik, kur shkaqet mungojnë nuk ka asnjë detyrim që të deklarojë.

Jemi para një fakti ku Kreshnik Hajdari ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit me disa të dhëna dhe në gjykimin e tij,, nuk ka paraqitur një të dhënë me një proces penal në një kohë të caktuar të zhilluar ndaj tij në territorin e republikës greke. Në vlerësimin e tij ka qenë e panevojshme ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit. Ngelet diskutimi te fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklaruar rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin poste publike. Në vlerësimin tim qëndron bindja se një subjekt qe ka detyrimin të deklarojë, nuk ka detyrimin të përfshirë në të të dhëna që nuk përbrëjnë shkak për të kandiduar. Besoj që nuk ka një shkak ligjor që kryabshkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati. Kjo është një cështje që nuk i përket KQZ.

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll