Politike

Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nis seancën, avokati: Nuk ka shkak për ndërprerje mandati

Sot në KQZ ka nisur seanca për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë.

14 Nëntor 2023, 12:08 Nga A.B
Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nis
Avokati

TIRANË- Avokati i Kreshnik Hajdari ka deklaruar se klienti i tij nuk ka kryer dënim që të bëhet shkak për ndërprerje mandati. 

"Nuk ka shkak për ndërprerje të mandatit. Cfarë pretendohet nga personat që e kanë inicuar, rezulton se në vitin 99 kur ai ishte 16 vjec është kapur për kalim të paligjshëm kufiri. Eshtë dënuar dhe marrë masa, janë larguar nga territori grek. Ne mendojmë se nuk ka asnjë shkak për ata që pretendohet"

Sot në KQZ ka nisur seanca për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë. Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme./Dosja.al

 

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll