Politike

Bardhi: Rama dhe Veliaj po sponsorizojnë përçarjen e PD-së

Bardhi theksoi se kryeministri dhe kryebashkiaku po sponsorizojnë përçarjen e opozitës.

13 Nëntor 2023, 22:50 Nga I.A
Bardhi: Rama dhe Veliaj po sponsorizojnë përçarjen e PD-së
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nuk do të luajë lojën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por do të luftojë për ata që e kanë besuar duke i dhënë votën. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi theksoi se kryeministri dhe kryebashkiaku po sponsorizojnë përçarjen e opozitës.

“Kur bëj kalkulimet e mia politike them kush është kundërshtari im politik? Është Edi Rama dhe Erion Veliaj të cilët po sponsorizojnë për ta mbajtur të përçarë opozitën. Tani unë do luaj lojën e Erion Veliajt? Jo! Do luaj lojën e atyre që më kanë votëbesuar si opozitar. Unë nuk do luaj lojën e Erion Veliajt, lojën e Edi Ramës, lojën e Taulant Ballës. Unë do të luaj lojën e atyre që kanë sakrifikuar me mua 10 vite në opozitë,” u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll