Politike

Paralajmëron Gaz Bardhi: Do shihni akte ekstreme, do bëjmë të pamundurën

Bardhi tregoi se ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar zyrtarisht dhe në takime personale për arsyet pse opozita është në këtë aksion për të pamundësuar punën normale të parlamentit.

13 Nëntor 2023, 22:29 Nga I.A
Paralajmëron Gaz Bardhi: Do shihni akte ekstreme, do bëjmë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar të drejtat që ia garanton kushtetuta. I ftuar në emisionin 'Now' në Euronews Albania, Bardhi tregoi se ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar zyrtarisht dhe në takime personale për arsyet pse opozita është në këtë aksion për të pamundësuar punën normale të parlamentit.

“Do vazhdojmë ta bëjmë të pamundur vijimin e punës në kushte normale në kuvend, ne do të vazhdojmë aksionin për të pamundësuar një veprimtari normale të kuvendit të Shqipërisë. Unë kam njoftuar faktorin ndërkombëtar në takime personale dhe zyrtarisht për arsyet pse opozita është në këtë aksion, kam informuar përfaqësuesit kryesore diplomatike kur kemi nisur këtë aksion në parlament për të pamundësuar punën normale të parlamentit”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll