Politike

Dje propozoi që grave t’u njihet raporti i pushimit gjatë ciklit! Braçe përgëzohet nga kolegët, socialisti: Thoni me ty jemi, të kemi shok por votoni kundër

Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i tha se kishte marrë shumë telefonata dhe komente për propozimin e Braçes.

14 Nëntor 2023, 10:39 Nga A.B
Dje propozoi që grave t’u njihet raporti i pushimit gjatë
Komisioni

TIRANË- Gjatë komisionit të ekonomisë, deputeti socialist, Erion Brace mori përgëzime për propozimin e një dite më parë për raportin e pushimit të grave gjatë menstruacionet. Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i tha se kishte marrë shumë telefonata dhe komente për propozimin e Braçes. Ky i fundit, me të qeshur tha se sipas një shprehje, 'thonë se të kanë shok, por në fund votojnë kundër'.

BISEDA NË KOMISION:

Eduart Shalsi: Doja të të përgëzoja për iniciativën e djeshme, nisur edhe nga komentet, telefonatat që kam marrë

Braçe: Rrofsh dhe unë e çmoj shumë. Ka një shprehje për këtë, me ty jemi, të kemi shok por të votojmë kundër

Shalsi: E po jo për të gjitha, për çështje që i kupton mirë. 

Një ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë mbledhjes së mbajtur në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohej buxheti për ministrinë e Shëndetësisë, shqiptoi një kërkesë. Ai propozoi që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar”, tha Braçe.

Sipas tij, është një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë.

erion brace

Sondazh

Poll