Politike

A do e votosh Berishën për kryetar të PD-së? Bardhi: Asnjë vendim pa u konsultuar

Bardhi u shpreh se nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar paraprakisht.

13 Nëntor 2023, 23:00 Nga I.A
A do e votosh Berishën për kryetar të PD-së? Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar në 2 dhjetor. I ftuar në emisionin 'Noë' në Euroneës Albania, Gazment Bardhi u pyet nëse do të votonte Berishën si kryetar të PD-së. Bardhi u shpreh se nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar paraprakisht.

“Sapo të kem një qëndrim për atë çështje padyshim që do ta bëj publik. Kam zgjedhur që qëndrimin tim ta kem të konsultuar me secilin prej kolegëve brenda grupit tonë parlamentar. Unë nuk kam marrë kurrë vendime i vetëm. Në çdo akt dhe vendim që kam marrë si Gazment Bardhi e kam marrë pasi kam marrë dakordësinë dhe jam konsultuar, jo vetëm me kolegët brenda grupit parlamentar, por dhe me njerëz që kanë një eksperiencë të caktuar politike dhe po themi janë opozitarë me zemër dhe që e duan Partinë Demokratike të ecë përpara,” u shpreh Bardhi.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll