Politike

Braçe me tone të larta te 'Ekonomia': Nuk besoj më te federatat! Nëse do zbatoheshin masat e UEFA-s, futbollisti Dwamena s'do kishte vdekur

Braçe është ndalur tek ngjarja e rëndë e vdekjes së futbollistit të “Egnatia-s”  Rafael Dwamena, i cili humbi jetën në fushë si pasojë e atakut kardiak.

14 Nëntor 2023, 10:57 Nga h.k
Braçe me tone të larta te 'Ekonomia': Nuk besoj më te
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka folur me tone të larta ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë gjatë seancës së diskutimit për projekt-buxhetin me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu. Braçe është ndalur tek ngjarja e rëndë e vdekjes së futbollistit të “Egnatia-s”, Rafael Dwamena, i cili humbi jetën në fushë si pasojë e atakut kardiak. Deputeti socialist tha se ngjarja mund të parandalohej dhe kërkoi nga ministria që të merren masa për të vendosur mjekun sportiv me detyrim në çdo ekip.

Braçe akuzoi indirect federatën, duke u shprehur se nuk kishte besim tek institucioni i saj dhe se sipas tij “dua tja hedhin fajin atij që vdiq për tu shmangur nga përgjegjësia. Nga ana tjetër ai kërkoi që në projekt-buxhet të shihej dhe blerja e deflidiratorit si një zgjidhje parandaluese për t’i ardhur në ndihmë shëndetit sportive. 

FJALA E BRAÇES:

Mbi të gjitha sporti është shëndet dhe përsa kohë që investojmë ne sportin e shkollë. Ka ndodhur një ngjarje qe nuk ka ndodhur në 33 vite dhe nuk ka ndodhur as vërdallë. Edhe sa rrezik kemi në ambietet tona. Së pari ministre ne nuk kemi mjekësi sportive. Kemi zero mjek sportiv ndaj ekipeve dhe sidomos ndaj mjekëve të ekipit të të vegjëlve. Nga Europiani parë përfituam 4 stadiume dhe tani të përfitojmë cilësi. Na duhet një protokoll  mjekësor për sportin. Mjaftojm të shkojmë në Italinë fqinje dhe të adoptojmë protokollin e tyre. Është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur sportin. Tani duhet ta bëni ju me detyrim këtë gjënë.

Nuk besoj më te federata dhe duan tja vënë fajin atij që vdiq dhe jo vetës. Ai djalë do ishte gjallë po të zbatonin ligjin e UEFA-s. Unë mendoj që duhet t’i edukojmë dhe duhet të kuptojmë se nuk ka ideal më të madh se jeta. Edhe e fundit që kam, edhe shumë mirë u bë, që kemi mbështetur ekipe fëmijësh. Nëse nuk e kanë prioritet këta për mjekun, atëherë le ta paguajmë ne këtë deflidiratorin që duhet ta ketë cdo mjek skuadre. Zemra e tillë është e pabesë dhe kur sforcohet dhe bëhet më keq. Asnjë fëmijë nuk duhet të prek fushat pa iu nënshtruar kontrolleve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Dwamena ndërroi jetë pasditen e kësaj së shtune, pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani. Raphael Dwamena ishte një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti.

erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll