Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Kunati i vrasësit të simpatizantit të LSI, bëhet sërish shef i SHÇBA, Dibër

4 Mars 2019, 15:09 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Kunati i vrasësit të simpatizantit të LSI,

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimine e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Drejtorisë së Policisë Dibër, sipas të cilit, ish-shefi i SHÇBA-së Dibër, Behar Sulejmani, i cili ishte larguar nga detyra pas një denoncimi nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi kunati i tij kishte vrarë shtetasin Gëzim Kaloshi, është rikthyer sërish në të njëjtën detyrë.

Sipas denoncuesit, Sulejmani është kthyer para 3 ditësh në detyrë, ndërsa sipas tij, kjo është bërë me qëllim. Ai shprehet se kjo ka ndodhur pasi kunati i tij ka filluar procesin gjyqësor, ndërsa Sulejmani u bën karshillëk familjarëve të viktimës me fuoristradën e punës.

Postimi i plotë:

Narkokomisar i larguar nje vit me pare rikthehet ne detyre!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Dua të ju vë në dijeni se kunati i vrasësit të Gëzim Kaloshit në peshkopi Z. Behar Sulejmani ish shef i shçba-së në drejtorin e policis Dibër i larguar para nji viti pas publikimit nga ana jua është rikthyer para 3 ditësh përsëri në atë pozicion meqenëse kunati ka filluar proqesin gjygjësor dhe ka nevoj që kunati të bëj karshillëk familjarëve të viktimave me foristradën e punës. Ky pra është shteti. Rsp nga një punonjës policie i dr. policis Dibër.

Kujtojmë se Alban (Gëzim) Kaloshi, u vra më 22 shtator 2017, nga Viktor Elezi. 42-vjeçari Kaloshi ishte simpatizant i LSI-së, ndërsa u qëllua për vdekje me një plumb në kraharor. Autori është shprehur pas vrasjes se gjithçka ka qenë aksidentale. 

(B.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kunati i vrasësit të gëzim kaloshit rikthehet në detyrë behar sulejmani simpatizant i lsi kunati i vrasësit të gëzim kaloshit rikthehet në detyrë behar sulejmani simpatizant i lsi

Sondazh

Poll