Aktualitet

‘Shkencat Sociale’, Arlind Qorri: Do të vijojmë grevën pa afat, duam rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë

4 Shkurt 2019, 09:28 Nga DOSJA
‘Shkencat Sociale’, Arlind Qorri: Do të vijojmë

Pedagogu i Shkencave Sociale, Arlind Qorri ka folur lidhur me grevën dhe bojkotin e mësimit në këtë Fakultet. (Lexo këtu)

Ai u shpreh se studentë dhe pedagogë do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave që i kanë bërë qeverisë Rama.

“Asambleja e pedagogëve të Fakultetit, ka shpallur grevë pa afat me disa kërkesa, kryesorja është solidarizimi me studentët dhe më pas rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe disa kërkesa të tjera më teknike. I kemi lënë afat në një mbledhje të mëparëshme qeverisë që t’u përgjigjet kërkesave tona. Por qeveria s’ka begenisur as të na kundërshtojë. Dhe ne në respekt të vetes sonë kemi vendosur që të vazhdojmë grevën,”-tha Qorri.

I pyetur lidhur me mendimin e tij mbi tre pyetjet që iu ka drejtuar Edi Rama, Qorri u shpreh se është dakord për një Vetting, por me kushtin që të bëhet nga akademikët dhe jo nga nënpunësit e Ministrisë së Arsimit.

“Ai pyeste: a jeni dakord? Ne jemi më shumë dakord se qeveria. Por duam që të jetë një proces i drejtuar nga universitetarët dhe jo nga nënpunësit e qeverisë. Sepse nëse e bën ministria do ta përdori për shantazh. Ai ka pyetur nëse jemi dakord që të ndalojë tregëtia e librave? Ne jo vetëm që jemi dakord por kemi vite që luftojmë kundër dhe kemi ndërmarrë aksione. Ne kemi nisur një peticion që një pedagog të hiqet nga puna për këtë aryse. Pyetjet e Ramës janë thjesht provokuese,” – shtoi më tej pedagogu.

Pedagogu shtoi më tej do të vazhdojë beteja midis qeverisë dhe pedagogëve për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

“Kryeministri duket shumë i vendosur kur thotë që nuk do ta rrëzojë ligjin për arsimin e lartë. Edhe ne jemi shumë të vendosur deri në rrëzimin e ligjit. Tani të shohim kush do të fitojë, është një betejë fuqie.”

I pranishëm në Fakultetin e Shkencave ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka përgëzuar studentët për protestën duke i kërkuar që të mos dorëzohen pasi janë krijuar klika në pushtet, ku dominon ndihma personale dhe jo ajo e përgjithshme. (Lexo këtu)

Ndërkohë bojkoti vijon edhe në rrethe. Studentët e ngujuar në Universitetin e Shkodrës bllokuan hyrjen në godinat e disa fakulteteve duke vendosur karrige dhe banka në mënyrë që të mos riniste mësimi ashtu siç edhe ishte vendosur nga Rektorati. (Lexo këtu) 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arlind qorri edi rama fakulteti i shkencave shkencave sociale ligji per arsimin e larte protesta e studenteve arlind qorri edi rama fakulteti i shkencave shkencave sociale ligji per arsimin e larte protesta e studenteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2019, 06:50

Rreziqet që mund të rrisin borxhin publik

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në t...