Aktualitet

Deputetët e opozitës në grevë urie/ Berisha përgjigjet për aksionin opozitar: Sot kemi një Kuvend në zoom, nuk përjashtohet asnjë betejë

Shembulli personal që japin deputetët, sipas Berishës, është një nga mënyrat që tregon se beteja opozitare po bëhet për atë që qytetarët i kanë votbesuar, t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

6 Nëntor 2023, 13:43 Nga h.k
Deputetët e opozitës në grevë urie/ Berisha përgjigjet
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike është përgjigjur paraditen e sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar për alternativat e aksionit opozitar. Sipas Berishës nuk përjashtohet alternativa për të shkuar në grevën e urisë. Kryedemokrati ka akuzuar Kryeministri Edi Rama për sjelljen e tij anti-ligjore duke përdorur sipas tij Gardën e Republikës.

Shembulli personal që japin deputetët, sipas Berishës, është një nga mënyrat që tregon se beteja opozitare po bëhet për atë që qytetarët i kanë votbesuar, t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Akt më të turpshëm dhe më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetë të opozitës kishim mbledhjen e tyre në sallën e Grupit parlamentar, mund ta përjashtosh nga komisionet por pa i hequr imunitetin nuk e përjashton dot nga mbledhja e Grupit Parlamentar. Kjo ndodh për shkak të përroit psiqik të një njeriu të lidhur me krimin, me procese penale që përpiqet të mposht opozitës. Sot opozitë është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve, se kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit, dhe të gjithë ju që besoni se një parlament është jetik për liritë tuaja dhe zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik. Opozita po qëndron dhe do qëndroj e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet dhe besimin e qyqarëve dhe se përqafuesit të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare. Deputetët kanë propozuar rezoluta dhe rrinë në sirtarët e Lindës dhe nuk vjen në Parlament. Nuk ndalojmë për asnjë. Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kush opozitës se kush duhet ta përfaqësoj atë në kundërshtim me rregulloren. Ne e mbrojmë Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesin e Komisionit Zgjedhor, Edi Rama ka tmerr. Opozita nuk përjashton asnjë hap. Ju e shihni se ajo po bën një betejë. Sot Parlamenti i Shqipërisë funksionon në zoom. Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. Sot mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, ata u futën nga dritarja. Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal.”- përfundoi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll