Aktualitet

Pas Metalurgjikut, rregjistrohet një shpërthim një tjetër në Elbasan

Vatra tjetër është rregjistruar sërish në pikën e grumbullimit të skrapit, ku shkak i përhapjes së zjarrit është djegia e vajrave.

6 Nëntor 2023, 13:13 Nga h.k

Pas Metalurgjikut, rregjistrohet një shpërthim një tjetër

ELBASAN-Pas dy orësh nga shpërthimi i parë në Metalurgjikun e Elbasanit është rregjistruar një tjetër para pak minutash. Vatra tjetër është rregjistruar sërish në pikën e grumbullimit të skrapit, ku shkak i përhapjes së zjarrit është djegia e vajrave. Shpërthimi i dytë nuk ka qenë në përmasën e të parit.

Vatrat e përhapura të zjarrit që shoqërohen herë pas here me shkëndija, vendosin në rrezik dhe punonjësit e emergjencave dhe të zjarrëfikëseve. Nga burimet mediatike është duke u përgatitur evakuimi i personave që punojnë brenda firmës dhe për punonjës të tjerë të cilët janë aty pranë në një kompani të madhe fasonerie.  

shperthim ne elbasan

Sondazh

Poll