Aktualitet

Në akuzë për çështjen "Partizani", ortaku i dhëndrit të Berishës shkon në SPAK, s'jep koment për gazetarët

Bektashi është paraqitur në zbatim të masës detyrim paraqitje.

6 Nëntor 2023, 11:09 Nga h.k
Në akuzë për çështjen "Partizani", ortaku i
Fatmir Bektashi

TIRANË-Fatmir Bektashi, biznesmeni i njohur si ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Bektashi është paraqitur në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje".

Bektashi ka qëndruar për disa minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dhe më pas ka dal, ku është ndalur nga gazetarët. Për ta, ai nuk tha asnjë detaj se çfarë u tha brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë se biznesmeni Fatmir Bektashi është akuzuar për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit "Partizani", bashkë me të akuzohet dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili gjendet në paraburgim. 

arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll