Aktualitet

"Parli italiano?"/ Pyetet nga gazetarët, Bektashi 'kyç gojën', shkakton të qeshura (ME VIDEO)

Biznesmeni ka shkaktuar të qeshura për gazetarët duke qenë se pas çdo pyetje që i drejtohej ai tundtte kokën dhe nuk kthente përgjigje.

6 Nëntor 2023, 11:19 Nga h.k
"Parli italiano?"/ Pyetet nga gazetarët, Bektashi
Fatmir Bektashi

TIRANË-Fatmir Bektashi, biznesmeni i njohur si ortaku i dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha ka përfunduar paraditen e sotme qëndrimin në SPAK, ku kërkohej për të zbatuar masën “Detyrim Paraqitje. Bektashi është ndaluar pas qëndrimit të tij në ambientet e Prokurorisë së Posacme nga gazetarët për të dhënë një deklaratë lidhur me paraqitjen e tij. Biznesmeni ka shkaktuar të qeshura për gazetarët duke qenë se pas çdo pyetje që i drejtohej ai tundtte kokën dhe nuk kthente përgjigje.

Gazetarët i bën pyetje të njëpasnjëshme për t’i marrë një përgjigje, por biznesmeni është dukur të qëndroj disa minuta para tyre krejt i heshtur.

'Parli italiano, no?', 'You speak english?', “Çfarë mesazhi është qëndrimi juaj pa përgjigje përpara mediave?”, “A keni një mendim për akuzën e ngritur në SPAK?”, “A po e bën si duhet detyrën SPAK?”, “A flisni shqip?”, këto ishin disa nga pyetjet që Bektashi nuk dha asnjë përgjigje.


Kujtojmë se Fatmir Bektashi është biznesmeni i cili akuzohet në dosjen e privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”, ku është kërkuar për “Detyrim paraqitje” Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

arrestimi i jamarber malltezit fatmir bektashi

Sondazh

Poll