Aktualitet

E sulmoi pitbulli disa ditë më parë në Durrës, i moshuari humb jetën në spital

Sipas burimeve mediatike raportohet se 84-vjeçari Halil Basha kishte marrë plagë të shumta në trup dhe veçanërisht në kokë.

6 Nëntor 2023, 12:11 Nga h.k
E sulmoi pitbulli disa ditë më parë në Durrës, i
Foto ilustruese

DURRËS-Një i moshuar nga Durrësi i cili u sulmua disa ditë më parë nga një pitbull ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital. 84-vjeçari Halil Basha kishte marrë plagë të shumta në trup dhe veçanërisht në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Durrës ditën e enjte. Nga ana tjetër është shoqëruar në polici nën akuzë për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit” , edhe Armand Lala 44 vjeç i cili rezulton të jetë i zoti i pitbullëve, ku mësohet se kishte dhe 3 qen tjerë në banesën e tij. Sipas dëshmisë së tij mësohet se qeni ka dal nga kontrolli duke sulmuar të moshuarin në mënyrë të papritur.

sulmohet nga pitbulli ne durres

Sondazh

Poll