Aktualitet

Plagoset në kokë dhe trup shqiptari në Greqi, transportohet me urgjencë në spital

Autoritetet kanë dyshime se autori është bashkatdhetar i viktimës.

6 Nëntor 2023, 12:53 Nga A.B
Plagoset në kokë dhe trup shqiptari në Greqi, transportohet me
Policia greke

GREQI- Plagoset 40-vjeçari shqiptar në Greqi. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin  “Papageorgiou” pasi ka marrë  dëmtime nga një objekt i mprehtë në kokë dhe në bark. Mediat greke raportojnë se ai është plagosur gjatë një sulmi që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:40.

Autoritetet kanë dyshime se autori është bashkatdhetar i viktimës. 40-vjeçari ka marrë dy plagë me thikë në kokë dhe dy në bark dhe është dashur t'i nënshtrohet një operacioni urgjent. 

Ndaj autorit është ngritur rasti për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./Dosja.al

plagoset shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll