Aktualitet

Digjen mbetjet në Vlorë, tymi rëndon ajrin e qytetit

Tymi çlirohet në gjithë sipërfaqen dhe në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës.

6 Nëntor 2023, 13:22 Nga h.k
Digjen mbetjet në Vlorë, tymi rëndon ajrin e qytetit
Pamje nga djegia e mbetjeve

VLORË-Në Vlorë prej ditësh vijon ndotja e ajrit nga tymi toksik që vjen si pasojë e ndjekjes së mbetjeve urbane. Tymi çlirohet në gjithë sipërfaqen dhe në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës.

Zjarrëfikësit punojnë çdo ditë bashkë me punonjësit e bashkisë por situata ende nuk është e normalizuar. 

Tymi në Vlorë vazhdon prej tre javësh dhe lagja në të cilën ndihet më tepër ndotja e ajrit është lagjja “24 Maji”. Sipas banorëve është një problem i mbartur ndër vite dhe ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve.

Nuk hapim dot dyert dhe dritaret në mëngjes, pasi aroma dhe tymi e bëjnë te pabanueshme”, tha një banor.

ndotja e ajrit ne vlore

Sondazh

Poll