Aktualitet

Shpërthim i fortë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi mbulon zonën

Zhurma e shpërthimit është ndjerë në të gjithë zonën dhe ka alarmuar menjëherë banorët dhe bizneset përreth zonës. Një tym i madh pas shpërthimit ka mbuluar gjithë zonën.

6 Nëntor 2023, 11:12 Nga h.k
Shpërthim i fortë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi
Metalurgjiku

ELBASAN-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Metalurgjikun e Elbasanit. Zhurma e shpërthimit është ndjerë në të gjithë zonën dhe ka alarmuar menjëherë banorët dhe bizneset përreth zonës. Një tym i madh pas shpërthimit ka mbuluar gjithë zonën.

Zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.

shperthim ne metalurgjik

Sondazh

Poll