Aktualitet

"Përse Begaj nuk informon publikun?"/ Godina në bazën detare në Shëngjin, Meçollari: Presidenti është në hetim nga SPAK

Meçollari thotë se në çdo vend kur Kreu i Shtetit, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim.

6 Nëntor 2023, 13:33 Nga A.B
"Përse Begaj nuk informon publikun?"/ Godina në bazën
Mecollari dhe Begaj

TIRANË-  Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari kërkon të dijë nga presidenti Bajram Begaj se përse nuk informon publikun se është marrë në pyetje dy herë nga SPAK. Në një reagim të bërë në rrjetin social, Meçollari thotë se në çdo vend kur Kreu i Shtetit, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim.

POSTIMI

Përse Presidenti nuk informon publikun që është marrë në pyetje dy herë nga SPAK?
Pasi rezulton person nën hetim për dosjes hetimore nr. 109/2021. Në çdo vend demokratik, kur Kreu i Shtetit, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim. Natyrisht, mund të mos jepen shumë të dhëna, për të ruajtur sekretin hetimor, por fakti që është pyetur, për çfarë çështje në hetim dhe cili ka qënë statusi i tij, janë detyrime për t'ja bërë të njohur publikut.

Dosja hetimore, që është kallëzuar nga ana ime, është regjistruar në prill 2021 me nr. 109, pra gati 3-vjet më parë. Nga tre personat e kallëzuar, njëri është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot President. Bëhet fjalë për ndërtimin e një godine 4-katëshe private në bazën detare të Shëngjinit, pronë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes.

Nëse shtetasi Bajram Begaj nuk do ishte nën hetim nga SPAK, si i vetmi person në kallëzim subjekt i SPAK-ut, për shkak të funksionit, SPAK duhet të kishte shpallur me kohë moskompetencën mbi këtë hetim. Por, çështja vijon në hetim nga SPAK, që nënkupton se shtetasi Bajram Begaj, sot President, është nën hetim.

artur mecollari spak bajram begaj

Sondazh

Poll