Sport

Guerrilasit premtojnë se do ta lirojnë babanë e sulmuesit Luis Diaz…

Zëdhënësi i ELN-së tha se Luis Manuel do të lirohet "sa më shpejt të jetë e mundur", pa dhënë detaje

4 Nëntor 2023, 14:09 Nga DOSJA
Guerrilasit premtojnë se do ta lirojnë babanë e sulmuesit Luis

KOLUMBI - Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupi përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të Luis Diaz në Kolumbi, premtoi se do ta lirojë babanë e futbollistit të Liverpool-it, i cili mbahet në një vend të pasigurt. 

Garancia është dhënë dje nga Juan Carlos Cuéllar, zëdhënës i grupit gueril. “Lajmet që po qarkullojnë janë të sakta. ELN do të lirojë sa më shpejt babanë e lojtarit Luis Díaz”,- tha ai dje, siç citohet nga ‘Noticias Caracol’ pa dhënë detaje të tjera.

E vërteta është se, pavarësisht presioneve nga qeveria kolumbiane, në momentin e mbylljes së këtij edicioni mungonte ende Luis Manuel. Kujtojmë se prindërit e ojtarit “Reds” u rrëmbyen në një pikë karburanti të shtunën e kaluar, në qytetin Barrancas në veriun e largët të vendit. Nëna e lojtarit, Cilendis Marulanda, u lirua të nesërmen, por babai i tij mbetet në duart e ELN-së, të cilëve iu deshën disa ditë për të pretenduar grushtin e shtetit.

Tashmë dihet se prindërit e lojtarit të Liverpool-it janë në duart e 'Frontit të Luftës së Veriut', një fraksion i ELN-së, që sipas shtypit kolumbian ka kryer tashmë 32 rrëmbime këtë vit. Lideri, i njohur si 'Patrícia', ka 26 vjet përvojë dhe ka punuar në departamentin financiar të grupit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll