Sport

Emra të shumtë në listën, për pasuar Ten Haag në pankinën e “Djajve të Kuq”...

Ruben Amorim dhe Zinedine Zidane janë dy ndër opsionet përpara Manchester United.

4 Nëntor 2023, 11:22 Nga DOSJA
Emra të shumtë në listën, për pasuar Ten Haag në

ANGLI - Bordi i Manchester United tani po eksploron alternativa për të zëvendësuar trajnerin Erik ten Haag, pasi klubi po përballet me fillimin e tyre më të keq të një sezoni në 61 vitet e fundit.

“Djajtë e Kuq” u eliminuan në mënyrë të mjerueshme nga Carabao Cup të mërkurën, duke humbur 3-0 në shtëpi nga Newcastle, duke rregjistruar 8 humbje në 14 ndeshje, përfshirë 5 humbje në “Old Trafford”.

Edhe pse Ten Haag ka marrë mbështetje nga drejtuesit e ekipit, “The Times” pretendon se humbja ndaj Newcastle, si dhe humbja 3-0 në shtëpi nga rivalët Manchester City fundjavën e kaluar, e kanë vënë pozicionin e tij në rrezik.

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendohet të jenë ndër zëvendësues të mundshëm, por situata thuhet se është "jashtëzakonisht e komplikuar", pasi lista është më e gjatë nga pasiguria që rrethon pronësinë e Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll