Sport

Rashford kalon natën në një klub pas derbit, Ten Haag: "Eshtë e papranueshme!"...

Sulmuesi ka festuar ditëlindjen, pas humbjes 3-0 nga Manchester City

4 Nëntor 2023, 12:08 Nga DOSJA
Rashford kalon natën në një klub pas derbit, Ten Haag:

ANGLI - Presioni mbi Erik ten Haag vazhdon të rritet. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e këqija, trajneri holandez i Manchester United duhet të merret edhe me çështje disiplinore. 

Pas Jadon Sanços, i cili është larguar nga skuadra, tashmë ishte Marcus Rashford, i cili e kaloi natën në një klub, pas derbit me Cityn (të cilin “Djajtë e Kuq” e humbën 3-0), duke festuar ditëlindjen e tij të 26-të.

"Unë fola me të për këtë. Është e papranueshme! Ai kërkoi falje dhe kaq. Për ne është një çështje e brendshme",- ka shpjeguar Ten Haag në paraqitjen e ndeshjes së sotme kundër Fulham.

Rashford nuk duhet të gjobitet, pasi festimi nuk u zhvillua 48 orë para ndeshjes së radhës, kundër Newcastle, por gjithsesi zemëroi trajnerin, të cilit nuk i pëlqente të shihte një nga lojtarët kryesorë të tij, duke bërë festë vetëm disa orë për shkak të një disfatë poshtëruese në derbi.

Gjithsesi, çështja duket se ka marrë fund: “Ai është shumë i motivuar për të korrigjuar situatën, është totalisht me ne. Ka bërë një gabim, por kjo nuk do të thotë se nuk është i përkushtuar. Unë shoh çdo ditë se çfarë bën në stërvitje. "

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll