Sport

Ndryshimi i pabesueshëm në trupin e talentit turk Arda Guler, te Real Madridi...

Ndryshimi në trupin e futbollistit të Real Madridit, Arda Guler, gjatë pesë muajve që ai ka qenë me “los blancos” është i dukshëm.

4 Nëntor 2023, 13:10 Nga DOSJA
Ndryshimi i pabesueshëm në trupin e talentit turk Arda Guler, te Real

SPANJE - Real Madridi verën e kaluar njoftoi blerjen e Arda Guler, futbollistit të talentuar turk që ishte një frymë larg Barcelonës.

Megjithatë, debutimi me fanelën “los blancos” është vonuar për shkak të një dëmtimi në gju, të pësuar gjatë stërvitjes së tij me ekipin. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe filloi menjëherë shërimin e tij.

Gjatë dy muajve që ishte jashtë stërvitjeve të ekipit, ai bëri një punë të jashtëzakonshme për t'u rikthyer sa më shpejt në bar.

Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë ndryshimin e pabesueshëm të trupit të tij në vetëm pesë muaj, gjë që dëshmon për përgatitjen e tij të fortë që ai bën te Real Madridi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll