Sport

VIDEO/ Bernardo Silva “ndan dhimbjen” me mikun e tij Rúben Dias: "Jam këtu me vendin e 30-të të Topit të Artë..."

Mesfushori i Man.City, i cili ishte i 9-ti në listën përfundimtare të këtij viti për “Topin e Artë”, bën shaka me pozicionin përfundimtar e shokut të tij të skuadrës.

4 Nëntor 2023, 13:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Bernardo Silva “ndan dhimbjen” me mikun e tij Rúben

FRANCE - Bernardo Silva ishte lojtari portugez i renditur më mirë në “Topin e Artë” 2023. Mesfushori i Manchester City ishte ndër 10 më të mirët në listën përfundimtare të këtij viti, duke përfunduar në vendin e 9-të. 

Rúben Dias, përfaqësuesi tjetër portugez në “Topin e Artë” të këtij viti, zuri vendin e fundit në listën përfundimtare, i 30-ti dhe në fund të ceremonisë që u zhvillua në Paris, Bernardo nuk mund të rrinte pa bërë një shaka të vogël.

"Jam këtu me fituesin e vendit të 30-të të Topit të Artë, Rúben Dias, miku im. E ndjej dhimbjen e tij. Jam këtu, duke e ndarë dhimbjen me të",- tha lojtari mëngjarash, në një video, që tani shfaqet në rrjetet sociale dhe ku mund të shihet Ederson Moraes dhe gjithashtu vetë Rúben Dias, duke reaguar ndaj fjalëve të Bernardos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll