Sport

Leo Messi i prerë: “Nuk ka asnjë shans, nuk besoj se do të luaj përsëri në Europë”...

Inter Miami e përfundoi fazën e rregullt të MLS-së në vendin e 14-të dhe do të luajë sërish vetëm në shkurt

4 Nëntor 2023, 12:55 Nga DOSJA
Leo Messi i prerë: “Nuk ka asnjë shans, nuk besoj se do të

SHBA - Inter Miami e përfundoi fazën e rregullt të MLS-së në vendin e 14-të (nga gjithsej 15 ekipe), duke dështuar kështu të kualifikohet për në “play-off”, që do të thotë se skuadra e Lionel Messit do të kthehet në garat zyrtare vetëm në shkurt. 

“Është turp”,- tha argjentinasi në një intervistë për ‘L’Équipe’ dhe ‘France Football’, duke përjashtuar mundësinë e rikthimit në Barcelonë në formë huazimi gjatë kësaj periudhe.

"Jo, nuk ka asnjë shans. Tani që kam bërë hapin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, nuk besoj se do të luaj përsëri në Evropë. Sigurisht që do të më mungojë të luaj në Champions League, ose La Liga për pjesën tjetër të jetës sime, lojëra me një shije të veçantë. Por e kam shijuar aq sa kam mundur, ndaj nuk ndjej asnjë zhgënjim”,- tha ai.

Në planet e tij, për pas 'varjes së këpucëve', ylli argjentinas tashmë ka një destinacion - "të kthehet në Barcelonë, ku janë miqtë e tij", por ende nuk e ka hequr vellon se çfarë do të bëjë. A do të filloni një karrierë trajneri? "Nuk e besoj,"- u përgjigj ai menjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll