Sport

VIDEO/ Ajo e përfundoi karrierën sportive në moshën 25-vjeçare. Kjo është puna e saj e re, ku fiton disa mijëra dollarë…

Gracie Kramer është një ish-gjimnaste, e cila i dha fund karrierës së saj sportive në moshën 25-vjeçare. Një nga arsyet e këtij vendimi ishte edhe pandemia e koronavirusit. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën ka treguar se sa fiton pas tërheqjes nga sporti.

4 Nëntor 2023, 11:40 Nga DOSJA

SHBA - Gracie Kramer nuk është anonime në botën e gjimnastikës. Në vitet 2016-2020, amerikania konkurronte për ekipin e UCLA Bruins nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos. Gjatë karrierës së saj profesionale, 25-vjeçarja iu përkushtua plotësisht gjimnastikës. Në një moment, Kramer vendosi t'i jepte fund karrierës së saj sportive dhe të fillonte një punë të re.

Së fundmi, Gracie Kramer ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën ka folur për jetën e saj të re. Amerikania aktualisht zhvillon mësime individuale të gjimnastikës dhe punon në internet si influencues. 25-vjeçarja ka treguar se sa fiton në një intervistë për një të përditshme britanike.

“Unë fitoj para në rrjetet sociale, përmes bashkëpunimit me marka të ndryshme. Fitimet e mia variojnë nga tre deri në pesë mijë dollarë. Në varësi të rezultateve, bëj pesë deri në gjashtë bashkëpunime në muaj”,- zbuloi ajo.

VIDEO/ Ajo e përfundoi karrierën sportive në moshën

Amerikania është shumë e popullarizuar në internet. Aktualisht, profili i saj në Instagram numëron mbi 229 mijë ndjekës dhe numri është vazhdimisht në rritje. Përveç postimeve të sponsorizuara, në llogarinë e saj ka edhe foto nga jeta e saj private. 

Sa duhet të paguani për të ndjekur orët e saj të gjimnastikës? “Unë paguhem rreth 100 dollarë në orë, për një mësim privat”, ka treguar ajo për “Daily Mail”.

Pak ditë më parë, Kramer ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në të cilën ka treguar hap pas hapi se si kryhet një nga figurat gjimnastike. "Si e bëj lëvizjen time online,"- ka shkruar ajo në videon. Nuk u desh shumë kohë që fansat të reagojnë. Ka pasur shumë komente nën postim:  “Faleminderit për mësimin online”, “Uau, mahnitëse”, “Kontroll i mahnitshëm i trupit”- lexohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRACIE KRAMER (@gracie.kramer)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll